Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Një derbi shqiptarësh në Romë?! Kryeqytetasit spikasin "bishën" e Kombëtares për lëvizjen e bujshme

Shkruar nga NEWSPORT
Një derbi shqiptarësh në Romë?! Kryeqytetasit spikasin
Futbollistët e Kombëtares shqiptare

Me emërimin në stol të trajnerit Gennaro Gattuso, Lazio do të përfshihet në një sërë ndryshimesh në kontigjentin e futbollistëve.

Një prej reparteve që kërkon ndërhyrje është dhe ai i sulmit, ku italiani kërkon medoemos një “bomber” që të bëhet një pikë referimi dhe që garanton karakteristikat e duhura të një 9-shi që di jo vetëm të shënojë, por edhe të ndihmojë skuadrën në momente të caktuara.

Një derbi shqiptarësh në Romë?! Kryeqytetasit spikasin
Armando Broja

Për këtë arsye, një pistë që po mendohet te lacialët është edhe Armando Broja, sulmuesi i Kombëtares i cili momentalisht është nën kontratë me Burnleyn në ligën e dytë angleze për nga rëndësia. Rënia nga kategoria, mund të përbëjë një shkak që shkodrani të ndryshojë menjëherë ambient, ndaj edhe kalimi në Serie A, nuk përjashtohet.

12 milionë euro duhet të derdhen në arkat e klubit anglez që të lënë të lirë 24-vjeçarin, shifër kjo lehtësisht e përballueshme për Lazion. Nëse marrëveshja do të finalizohej, shtuar këtu dhe një kalim të Mario Mitaj te Roma (palët ende në bisedime), sezonin e ardhshëm mund të kemi edhe një derbi shqiptarësh. 

 

 

 

 

Poll

Lexo gjithashtu