Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Ka futur në “sherr” Shqipërinë me Kosovën, dokumentet zyrtare zbulojnë “lojën e pisët” nga talenti Blerton Isufi

Shkruar nga NEWSPORT
Ka futur në “sherr” Shqipërinë me Kosovën,
Blerton Isufi

Talenti shqiptar, Blerton Isufi, u ftua me bujë te Shqipëria U-21, për herë të para gjatë këtyre ditëve, por për shkak të lojtarit, i ka kaluar “dimensionet” e normales, madje duke nxitur “shkëndija” tensioni mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Por çfarë ka ndodhur konkretisht?! Pasi u pulikua lista nga trajneri Alban Bushi te U-21, e ku emri i Blerton Isufit ishte prezent, ky i fundit dha një prononcim në mediat e Kosovës, ku ndër të tjera ishte shprehur se nuk e kishte dhënë aprovimin për të luajtur me moshat e Shqipërisë, i vetmi opsion për atë kishte qënë Kosova.

Media “Top Channel”, ka siguruar provën, ku talenti në fjalë i shkuante mesazhe “dashurie” për fanelën e kuqezinjve trajnerit Bushi, pas prononcimit kundërshtues në Kosovë:

“Unë kam qenë shumë i gatshëm dhe me shumë dëshirë për të ardhur dhe për të përfaqësuar shtetin tim, Shqipërinë… Për fat të keq, klubi nuk po ma jep lejen, pasi kemi dy ndeshje shumë të rëndësishme në këtë periudhë. Jam shumë i zhgënjyer nga ky vendim i klubit… Megjithatë, unë jam gjithmonë në dispozicionin tuaj dhe mezi pres herën tjetër për të ardhur”.

Ky detaj, pasqyron qartë “lojën dyfishtë” nga mesfushori i Moldes. Faktori që e nxjerr totalisht të zbuluar 20-vjeçarin, përkon me komunikimin institucional mes FSHF-së dhe Molde-s.

Në njoftimin, klubi norvegjez, ka dhënë miratimin për ftesën e Shqipërisë në lidhje me Blerton Isufin. E gjithë kjo “panoramë”, është tregues i qartë se lojtari shqiptar ka vendosur egon personale, para fanelës, madje jo vetëm kaq, por duke sjellë përçarje.

Ka futur në “sherr” Shqipërinë me Kosovën,
Mesazhi i Blerton Isufit në adresim të Alban Bushit


    

Ka futur në “sherr” Shqipërinë me Kosovën,
Email i klubit të Moldes në adresim të FSHF-së

 

Poll

Lexo gjithashtu