Melbourne City në Australi fiton 4-0 në kampionatin e largët. Por, një shqiptar ka rrëmbyer skenën në vendin ishullor.
Arion Sulemani është një shqiptar që ka kryer debutimin e tij në klubin e qytetit metropolitan. Lojtari i bluve hyri në minutën e 46-të dhe direkt zuri majën e sulmit.
19 vjeçari është me origjinë nga Prespa, edhe pse kombësia e tij është australiane. Futbollisti i datëlindjes 2005 ka qenë ose i dëmtuar, ose në stol dhe kjo ka shtyrë debutimin e tij.
Sulemani e nis me këmbë të mbarë në kontinentin tjetër dhe është një prosperitet i madh i futbollit shqiptar. Shpresa është e madhe se ky djalosh do të zgjedhë vendin e origjinës para kombësisë së kangurëve, edhe pse ai është formuar aty dhe po luan aktualisht në A-League.