
Armando Broja
Armando Broja ka reaguar mbi pensionim e Odise Roshit nga Kombëtarja shqiptare. Disa ditë pas zyrtarizimit të këtij vendimi të marrë nga ish-i kuqezi, ka ardhur një reagim nga sulmuesi i Kombëtares shqiptare.
Ylli i Everton dhe Shqipërisë ka falenderuar Roshin me anë të një “InstaStory” në rrjetin social “Instagram”. Broja e falenderon “Raketën” për kontributin në Kombëtare, por edhe në aspketin personal duke e cilësuar si një vëlla të madh.
“Faleminderit shumë për çdo gjë, që ti ishe si një vëlla i madh për mua. Ke për shumë për Kombëtaren, do të kem gjithmonë respekt për ty si lojtar dhe si njeri edhe nuk do ta harroj kurrë. Edhe një herë faleminderit legjend”, shkruan Broja.

Postimi i Armando Brojës
Poll