Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Marash Kumbulla prezanton veten te Espanyol: Jam mbrojtës agresiv, më pëlqejnë duelet dhe të luaj me topin

Shkruar nga NEWSPORT
Marash Kumbulla prezanton veten te Espanyol: Jam mbrojtës agresiv, më
Marash Kumbulla

Marash Kumbulla vendosi të mbyllte aventurën e tij me Romën, minimumi për 1 vit. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare vendosi që të transferohej në formë huazimi te Espanyol në La Liga. 24-vjeçari ka thënë fjalët e tij të para si lojtar i Espanyol. Kumbulla shprehet shumë i lumtur për këtë transferim, teksa e prezanton veten si një mbrojtës agresiv dhe që pëlqen duelet.

“Ndihem shumë mirë. Jam shumë i lumtur që jam këtu. Ishte diçka tepër e shpejtë që e doja vërtetë shumë. Falenderoj drejtorin sportiv, trajnerin dhe të gjithë ata që më donin. Po pres me padurim për të hyrë në fushë. Më kanë bindur trajneri dhe drejtori për të ardhur. Klubin e njihja, sepse është një klub historik. Edhe stadiumin e njoh. Të gjitha këto së bashku më bindën për të ardhur këtu.

Jam një mbrojtës qendre që më pëlqen të jem agresiv. Më pëlqejnë duelet, por edhe të luaj me topin. Gjithashtu më pëlqen edhe që ndonjë herë të shënoj gol me kokë. Jam një lojtar që jap gjithçka në fushë. Shpresoj që t’ja shpërblej të gjithë tifozëve besimin e trajnerit dhe të drejtorit. Mezi po pres të futem në fushë dhe ta përjetoj nga afër, të ndjej të gjithë ngrohtësinë tuaj”, u shpreh Kumbulla.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga