Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Krah sulmuesit shqiptar dhe Dzekos, Rey Manaj në 11-shen më të mirë në Turqi

Shkruar nga NEWSPORT
Krah sulmuesit shqiptar dhe Dzekos, Rey Manaj në 11-shen më të
Rey Manaj

Rey Manaj ishte protagonist në fitoren që Sivasspor mori në fundjavë përballë Trabzonspor në ndeshjen e vlefshme për javën e 32-të të Superligës turke.

Sfida e zhvilluar në “Papara Park” përfundoi me fitoren 0-1 të Sivasspor, gol në të cilin asistoi pikërisht sulmuesi i Kombëtares shqiptare. Ai asistim kyç është shpërblyer, duke e bërë lushnjarin pjesë të formacionit më të mirë të javës.

Manaj është të 11-shen më të mirë të javës së fundit, ku ndodhet krah një lojtari të madh si Edin Dzeko, apo sulmuesit tjetër, Altin Zeqiri. Ky i fundit aktivizohet me Rizaspor dhe në fundjavë shënoi dy gola.

Krah sulmuesit shqiptar dhe Dzekos, Rey Manaj në 11-shen më të
 

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga