Berat Gjimshiti përfundoi në qendër të merkatos në ditët e e fundit. Për mbrojtësin e Kombëtares interesohej Al-Rayyan.
Ekipi nga Katari i ofroi kapitenit të kuqezinjve një kontratë 3-vjeçare dhe plot 4 milionë euro në sezon. Por kësaj ofertë sipas mediave në Itali bëhet me dije se mbrojtësi i ka thënë “JO” një transferimi të mundshëm në Katar.
Në këtë mënyrë Gjimshiti vendos të qëndrojë te Atalanta dhe të jetë sërish protagonist me bergamaskët në arenën europiane. Kujtojmë se në maj të këtij viti ia doli të fitojë trofeun e Europa League me ekipinitalian, ndërsa tashmë do të ketë mundësinë të luajë në Champions League.
Poll