Sylvinho prej muajsh tashmë po provon lojtarë të ndryshën si zëvendeues të Mario Mitaj. Ky i fundit është një titullar fiks në formacionin e Kombëtares për krahun e majtë të mbrojtjes, por braziliani dëshiron të jetë i pergatitur për çdo të papritur që mund të vijë.
Në grumbullimet e fundit ka marrë Andi Hadroj, i cili edhe pse është mbrojtës i djathtë mund të përdoret për skemat e tij në rast urgjente. Por këto ditë në stërvitje me pjesën tjetër të skuadrës ka edhe lotjarë nga Superiorja dhe Kategoria e Parë.
Por ai që ka “fituar” vëmendjen e Sylvinhos është mbrotjësi i Vorës. Bëhet fjalë për Segersio Geci, i cili duket se ka marrë besimin e brazilianit, me stafin që ka folur personalisht pas stërvitjes së djeshme me lojtarin. Tashmë me kuriozitet pritet nëse 23-vjeçari do të jetë në listë në grumbullimet e ardhshme apo jo.