Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

“Jam rritur me Ronaldo fenomenin”, rrefehet Rey Manaj: Kalova periudhë te keqe në Angli, ju tregoj si kalova te Sivasspor

Shkruar nga NEWSPORT
“Jam rritur me Ronaldo fenomenin”, rrefehet Rey Manaj: Kalova
Rey Manaj

Rey Manaj është padiskutim një nga sulmuesit më në formë të kombëtares shqiptare. Lushnjari po shkëlqen me Sivasspor në Turqi, ku ka arritur deri tani të shënojë 20 gola mes kampionatit dhe Kupës.

Largimi nga Anglia dhe transferimi në Turqi ishte i goditur për 27-vjeçarin, i cili pas dëmtimit u rikthye vrullshëm në fushën e lojës. Paraqitjet e tij ranë edhe në syrin e Sylvinhons, i cili e grumbulloi sulmuesin për dy miqësoret e muajit mars.

Për të folur për për vitin fantastik të tij, Manaj ka theksuar se i është dashur të punojë shumë për të arritur formën që ka aktualisht. Ndër të tjera ka prekur pak edhe nga fëmijërija e tij dhe kohën kur nisi të luajë futboll.

Fëmijëria dhe futbolli? Kur isha i vogël mbaroja shkollën dhe luaja me shokët tërë pasditen futboll. Më pas fundjavave shoqëroja babain, pasi edhe ai luante me shokët e tij. Aty herë-herë futesha dhe unë të luaja. Aty nisi gjithçka. Jam rritur duke parë Ronaldo fenomenin, i cili është edhe idhulli im.

Sivasspor? Presidenti i Sivasporit ishte i pari që më telefonoi kur unë isha ende i dëmtuar. E kisha ndjekur një vit më parë këtë ekip teksa luante përballë Fiorentinës. Më pas mora disa telefonata edhe nga disa klube të tjera turke, por dëshiroja të luaja me Sivasporin, pasi i kisha dhënë fjalën presidentit. Tani mendoj se e kam bërë mirë zgjedhjen time.

Eksperienca në Angli? Në Angli kam kaluar një periudhë të keqe, jo për shkak të nivelit të futbollit atje, por thjesht se nuk u përshtata me mënyrën se si punonin. Unë isha mësuar që të punoja në palestër një herë në javë, ndërsa në Angli shkonin çdo ditë.

Forma fantastike? Unë jam mësuar me futbollin, pasi kam firmosur për klubin tim të parë që në moshën 16- vjeçare. Tani ndihem mirë, sepse i jam dedikuar këtij sporti. E shikoj me shumë pasion. Vij në stërvitje trikatër orë përpara dhe kujdesem shumë edhe me ushqimin. Më pëlqen që të konsumoj shumë bakllava, por e frenoj veten pasi duhet të vrapoj shumë. Preferoj ta konsumoj pas ndeshjeve. Dëshira ime është që të dërgoj Sivasporin mes pesë skuadrave më të mira në Turqi”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga