Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Interi luan takimin e ndërprerë ndaj Fiorentinës, "rreze dielli" për Asllanin pas fatalitetit të Calhanoglu në derbi

Shkruar nga NEWSPORT
Interi luan takimin e ndërprerë ndaj Fiorentinës, "rreze
Kristjan Asllani

Interi luan sot përballjen e javës së 14-të ndaj Fiorentinas në Serie A. Kujtojmë që ky takim u stopua papritmas nga ndodhia me Eduardo Bove dhe u la të luhej në një kohë më të përshtatshme.

Liga italiane vendosi që të vazhdohej në minutën e ndërprerë dhe data u caktua 6 shkurt. Sot në mbrëmje pjesë e kësaj sfide mund të jetë Asllani. Inzaghi do të vendosë titullarët sikur të ishte një takim që luhet nga minuta e parë.

Futbollisti kuqezi nga Elbasani ka shanse të jetë aktiv ndaj violave pas gabimit të Calhanoglu. Turku dha pasin gabim në derbi nga erdhi dhe goli i pësuar, ndaj tekniku zikaltër mund të ketë reflektuar në zgjedhjet e tij. Fataliteti i mesfushorit nga anadolli, mund të jetë “rreze dielli” për lojtarin e Kombëtares.

Interi luan takimin e ndërprerë ndaj Fiorentinës, "rreze
Takimi i prapambetur në Serie A

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga