Armando Broja ka zbarkuar në Angli. Lojtari i Kombëtares luajti për 10 minuta sot në fitoren e Everton kundër Wolves.
Legjionari i sulmit u hodh në fushë vetëm në minutën e 83-të. Kaq ka mjaftuar që sulmuesi shqiptar të jetë një rrezik me vete dhe të kryejë ato driblime të sukseshme që na ka mësuar me mbajtjen e topit. Tek Everton të gjithë në stadium e duartrokitën dhe ngelën të kënaqur me paraqitjen e Armandos.
Futbollisiti kuqezi u vlerësua me notën 6.3, një notë mjaft e mirë, po të shihet raporti kohë-lojë. Broja çoroditi të gjithë në Liverpul me ‘blutë’ dhe duket që si vazhdim ai do të marrë shumë e më shumë minuta në dispozicion.
Poll