Andri Hadroj - Taulant Seferi - Jasir Asani
Shorti i mbajtur ditën e sotme në Zyrih, për “play-off” të Botërorit, vendosi përballë Shqipërisë, përfaqësuesen polake. Më 26 mars, Polonia dhe Shqipëria do të përballen në gjysmëfinalen e “play-off”.
Ndërkohë që pas shortit, ka reaguar edhe sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Taulant Seferi. Edhe pse është lënë jashtë listës së kuqezinjve nga Sylvinho prej shumë kohës, ish-i i Tiranës ka bërë një reagim të veçantë.
Në “InstaStory”, Seferi ka publikuar foton e shortit. Ndërkohë që krah saj ka shkruar: Të bashkuar deri në fund. Një gjest mjaft i bukur nga 29-vjeçari, i cili shfaq qartë dashurinë për atdheun, pavarësisht mungesës së ftesës.
Story i Taulant Seferit
Poll


