Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Goli i sotëm vërtetoi gjithçka, Anis Mehmeti RREZIK në Angli

Shkruar nga NEWSPORT
Goli i sotëm vërtetoi gjithçka, Anis Mehmeti RREZIK në
Anis Mehmeti

Anis Mehmeti po konfirmohet si rreziku kryesor i Bristol City në Championship. Anësori realizoi golin e parë në suksesin 1-2 në transfertë ndaj West Brom, duke i hapur rrugë fitores së ekipit të tij.

Falë këtij rezultati, Bristol City është rikthyer në “Top 6” të renditjes, duke mbyllur pikërisht zonën e play-off-it. Mehmeti regjistroi dy goditje drejt portës, njëra prej të cilave u ndal në rrjetë, ndërsa u zëvendësua në minutën e 65-të.

Statistikat e tij në Championship mbeten mbresëlënëse, pasi në tetë nga dhjetë ndeshjet e fundit ka pasur tri ose më shumë gjuajtje.

Goli ndaj West Brom shihet si vazhdim i formës pozitive, në një moment kyç pasi kontrata e Mehmetit përfundon në fund të sezonit dhe janari pritet të jetë vendimtar për të ardhmen e tij.

Poll

Lexo gjithashtu