Marash Kumbulla ishte padyshim një nga protagonistët kryesorë në fitoren që Espanyol arriti në shtëpi përballë Mallorcas. Sfidae e vlefshme për javën e 9-të të La Liga përfundoi 2-1.
Ishte pikërisht mbrojtësi nga Malësia e Madhe ai që shënoi golin e parë për të tijët. Pas një krosimi të marrë nga Jofre, Kumbulla goditi topin me kokë dhe e dërgoi në fundin e rrjetës.
Pikërisht për këtë paraqitje mjaft pozitive, 24-vjeçari ka marrë një notë mjaft pozitive. 8.4 është vlerësuar Marash Kumbulla nga “SofaScore”, duke zënë vendin e dytë pas Jofre (8.5) i cili asistoi dhe shënoi gol.
Poll