Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

FOTO/ Shënoi golin e 3 me Besiktas, Ernest Muçi mes më të mirëve në Turqi

Shkruar nga NEWSPORT
FOTO/ Shënoi golin e 3 me Besiktas, Ernest Muçi mes më të
Ernest Muci

Ernest Muçi është padiskutim lojtari më i përfolur në Turqi. Sulmuesi i kombëtares shqiptare në fundjavën që kaloi ishte një nga herojntë e fitorës së Besiktas.

Ish-lojtari i Tiranës gjeti rrugën e rrjetës me skuadrën turke në sfidën që Besiktas luajti ndaj Ankaragucu në superligën turke. Në minutën ne 18-të Muçi çau rrjetën e kundërshtarëve duke shënuar në gol fantastik.

Ky ëhstë goli i 3 për 23-vjeçarin me fanelën e bardhezinjve në 10 ndeshje të luajtura. Paraqitjet e lojtarit kryeqytetas kanë marrë vëmendjen, teksa është zgjedhur mes 11 më të mirëve të javës së 33-të të kampionatit turk. Gjithashtu nga “Sofascore” është vlerësuar me notën 8.4.

FOTO/ Shënoi golin e 3 me Besiktas, Ernest Muçi mes më të
Ernest Muçi në formacionin e javës në Turqi

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga