
Mario Mitaj
Mario Mitaj do të jetë një nga mungesat më të rëndësishme për Kombëtaren shqiptare në muajin mars. Problemet në pubalgji bënë që mbrojtësi kuqezi t'i nënshtrohej një operacioni, në një klinikë në Londër.
Ndërkohë që pas kësaj ndërhyrje kirurgjikale, ka ardhur edhe reagimi nga vetë Mitaj. Me anë të një foto të publikuar në "InstaStory", 21-vjeçari tregon se gjithçka shkoi mirë dhe se mezi pret të rikthehet në fushë.
“Çdo gjë shkoi mirë me operacionin. Tani është koha që të shoh për rehabilitim sa më të mirë dhe të kthehem sa më shpejt të jetë e mundur më i fortë se kurrë të ndihmoj ekipin dhe vendin tim”, shkruan Mitaj në Instagram.

FOTO E PUBLIKUAR NGA MITAJ
Poll