
Mirlind Daku
Mirlind Daku ka arritur ta nisë më nënyrën më të mirë të mundshme sezonin e ri në Rusi. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ia doli të gjente rrugën e rrjetës që në ndeshjen hapesë të kampionatit.
Në firoren 4-2 që Rubin Kazan mori ndaj Nizhny Novgorod, Daku shënoi gol dhe asistoi për ekipin e tij. Paraqitja e lojtarit kuqezi është shpërblyer, teksa është zgjedhur në formacionin e javës në Rusi.
26-vjeçari merr vendin e tij në majën e sulmit, ndërsa dëshmon kështu formën e mirë që po kalon. Kujtojmë se Daku ishte pjesë e Kombëtares në Euro 2024.

Mirlind Daku ne formacionin e javes
Poll