
Mirlind Daku
Mirlind Daku është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij Rubin Kazan po luan momentalisht kundër Pari NN në transfertë. Sfida e vlefshme për javën e parë të Premier League ruse është 1-3 në favor të Rubin.
Ishte pikërisht Mirlind Daku ai që shënoi golin e parë në minutën e 5-të, teksa 25 minuta më vonë asistoi në golin e përmbysjes për të tijët, duke u bërë protagonist absolut. Ndërsa në golin e 3-të u gatua po nga një shqiptar, me Dardan Shabanhaxhaj që dhuroi asist.
Kujtojmë që Daku kaloi një periudhë jo të qetë. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare mori kërcënime nga rusët, por mesa duket 26 vjeçarit nuk i kanë interesuar madje u është përgjigjur në këtë mënyrë.
Poll