Sivasspor ditën e djeshme triumfoi ndaj Sakayspor me shifrat 4-1 dhe 3 nga golat e skuadrës turke patën firmën e futbollistëve shqiptar. Më saktësisht të Rey Manajt dhe Valon Et’hemit.
Sulmuesi lushnjar asistoi në golin e parë të skuadrës së tij, i cili u shënua nga shqiptari tjetër, Et’hemi në minutën e 6-të. Por ky i fundit nuk u dal me kaq, pasi në minutën e 21-të të sfidës shënoi golin e dytë personal dhe të 3-tin për Sivasspor.
E kur mendohej se gjithçka po përfundonte në shifrat 3-1, Manaj gjeti rrugën e rrjetës në minutat shtesë, saktësisht në mimutën e 90+2. Një gol fantastik i shënuar nga lideri i Kombëtares shqiptare, i cili përmbylli kështu një ndeshje që foli “SHQIP”.
Falë kësaj paraqitjeje, të dy sulmuesit shqiptar janë përzgjedhur në formacionin më të mirë të javës së 27-të të kampionatit turk. Manaj është vlerësuar me notën 8.1, ndërssa ish-lojtari i Kukësit ka marrë notën 9.2 nga “SofaScore”.



