Rey Manaj duke festuar golin me Valon Et'hemin
Sivasspor aktualisht po luan në shtëpi ndaj Sakaryaspor, duel i vlefshëm për javën e 27-të të kampionatit turk. Në këtë sfidë po luajnë që nga minuta e parë edhe dy futbollistë shqiptarë.
Rey Manaj dhe Valon Et’hemi po dhurojnë “shoë” me paraqitjen e tyre në këtë sfidë. Kjo pasi u ka mjaftuar vetëm 6 minuta lojë për të gjetur rrugën e rrjetës.
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka asistuar në mënyrë perfekte, teksa ish-sulmuesi i Kukësit nuk e kishte më pas të vështirë për të gjetur rrugën e rrjetës. Një gol ky 100% shqiptarësh te skuadra e Sivasspor, me dyshen që i japin kështu avantazhin ekipit të tij në këtë përballje, duke çuar shifrat në 1-0.
Poll
