Ardian Ismajli është rikthyer prej javësh nga dëmtimi dhe ka rimarrë menjëherë vendin e titullarit te Torino. Me torinezët është kthyer shpejt në një lider, duke bërë paraqitje shumë pozitive në kampionat.
Por pavarësisht se tashmë mbrojtësi ka gjetur vazhdimësinë me Torinon, sërish emri i tij vazhdon të lakohet për merkaton. Kjo pasi Juventuesi i është rikthyer sërish kësaj “piste” dhe me uljen në stol të Luciano Spallettit kanë nisur të “përpilojnë” listën e të preferuarve për merkaton e ardhshme,
Një nga repartet që kërkohet doemos përforcime është mbrojtja fhe Ismajli duket e përmbush më së miri “dëshirën” e Spallettit. Tashmë drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” po mendojnë edhe për planin për një transferim të mundshëm të shqiptarit dhe mesa duket në merkaton e ardhshme do të kemi “derbi” për shërbimet e tij, pasi edhe Torino nuk pritet ta lëshojë kollaj liderin e Kombëtares shqiptare.
