Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

E BUJSHME/ Juventusi vonohet, gjiganti europian dërgon ofertë zyrtare për Mario Mitajn

Shkruar nga NEWSPORT
E BUJSHME/ Juventusi vonohet, gjiganti europian dërgon ofertë zyrtare
Mario Mitaj

Juventusi ka kohë që është në gjurmët e Mario Mitajt. Sidomos pas aventurës së Shqipërisë në Euro 2024, “Zonja e Vjetër” është dashuruar më shumë me mbrojtësin e majtë kuqezi.

Megjithatë, Juventusi është vonuar shumë për të kontaktuar mbrojtësin shqiptar, duke u fokusuar në përforcimin e reparteve të tjera. Kjo ka bërë që Besiktas të përfitojë dhe të tentojë të sigurojë shërbimet e 20 vjeçarit.

Gjiganti turk i ka dërguar Lokomotivës së Moskës një ofertë zyrtare për Mario Mitaj, por ende nuk dihet shuma e ofruar nga Besiktas. Në krahun tjetër, Mitaj është ende në pritje të një sinjali nga Juventus.

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare shihet si perfekti për repartin e mbrojtjes nga Besiktas, me Mitajn që do të bashkohej me dy shqiptarë të tjerë, Ernest Muçin dhe Milot Rashicën.

Gjithsesi, asgjë nuk është kryer, madje janë në hapat e para të këtij operacioni. Nuk dihet nëse Besiktas do ia dalë ta transferojë Mitajn në Stamboll, apo Juventusi do të bëjë gjithçka për t’i dhuruar Thiago Mottas një mbrojtës klasi si shqiptari.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga