Joi Nuredini
Raportimet e fundit nga mediat italiane bëjnë të qartë se ekipi i Juventusit është shumë i interesuar për sulmuesin e Kombëtares Joi Nuredini.
Ai është 18-vjeç dhe bën pjesë e Geona U-20, ndërsa me Shqipërinë te U-19, teksa numëron 2 gola në 9 ndeshje te përfaqësuesja. Plani i “Zonjës së Vjetër” është i qartë, fillimisht përfshirja në akademi, pastaj integrimi te klubi i parë.
Aftësit e shqiptarit 191 centimetra i gjatë janë tepër premtuese, përtej fizikut si “bishë”. Nëse diçka e tillë ndodh, do të thyente tabun, ku një lojtar shqiptar do të ishte i rëndësishëm te klubi me i titulluar në Itali dhe jo kalimtar si Giacomo Vrioni apo Riza Lushta.
Poll
