Cagliari luan sot kundër Atalantës në shtëpi dhe një derbi shqiptarësh pritet të ‘zbarkojë’ në Sardenjë.
Alen Sherri do të jetë kundër Berat Gjimshitit në ndeshjen e Serie A ku vendasit do të kërkojnë maksimumin e pikëve. Portieri i Kombëtares ka bërë disa paraqitje shumë të mira ku është vlerësuar për pritjet e bëra.
Më e rëndësishmja mbi të gjitha, klubi italian me shqiptarin në portë ka marrë pikë si rasti kundër Veronës në fitoren me portën e paprekur.
Aleni po merr seriozisht pëlqimin e Davide Nicola duke lënë jashtë loje gardianin me eksperiencë Schuffet.
Portieri kuqezi do të tentojë edhe sot suksesin, edhe pse përballë ka Atalantan e Gjimshitit, një ndër ekipet më të fortë në Itali dhe me lojën më të bukur.