
Sot ka debutuar Dean Liço në Turqi. Shqiptari ka luajtur për ekipin e ri në Ligën e Parë turke, Boluspor.
Mesfushori me numrin 8 në shpinë u aktivizua që në fillim të takimit si titullar. Ish-i i Skënderbeut ishte në qendër të mesfushës i pranishëm në krahë të një tjetër ish-i të Superiores si Isgandarli.
Kujtojmë që korçari u transferua nga Igdir tek ish-ekipi i Dejvi Bregut në këtë merkato, ku gjeti sulmuesin e dikurshëm të Egnatias aty.
E veçanta ishte se futbollisti shqiptar debutoi sot pikërisht ndaj ish-klubit të tij. Bardhekuqtë e juglindorit fituan takimin në transfertë me shifrat 0-1. Deani u vlerësua me një notë shumë të mirë, 7.8, duke lënë gjurmë të mira që në nedhjen e parë me ngjyrat e reja. Dean Liço luajti zëre se gjithë takimin, edhe pse u zëvendësua në minutën e 88-të.
