Broja ka realizuar rikthimin e bujshëm në Angli. Shqiptari u fut para se të mbaronte sfida dhe la gjurmën e tij në fitoren e Everton brenda.
Të gjithë në stadium e duartrokitën që në momentin që hyri. Armando Broja pati statistika ideale për aq pak minuta nën këmbë. Legjionari luajti 10 minuta, plus ose minus, duke llogaritë 7 minutat para se të mbaronte takimi dhe minutat shtesë.
Në kaq pak kohë, sulmuesi bluve fitoi 4 duele me mbrojtësit kundërshtarë, humbi topin vetëm 4 herë ndërkohë që driblonte dhe kreu 3 driblime të sukseshme. Futbollisti i Kombëtares kreu 67 përqind pasime të sakta. Armando doli vetëm 1 herë offside, e vetmja gjë negative sot.
Shqiptari na kënaqi duke e parë në fushë përsëri dhe të gjithë sytë e Evertonit janë tek ringritja e tij si një ‘yll’ në ekip.