Armando Broja futet në lojë tek Evertoni. Momenti i rikthimit më në fund ka zbarkuar për ‘yllin’ shqiptar në Premier League.
Legjionari u zgjodh nga trajneri të jetë pjesë e stolit pas kaq shumë kohësh jashtë fushave të blerta dhe çasti për të shijuar emocionet e ligës më elitare të planetit kanë mbërritur. Broja u hodh në lojë nga tekniku Sean Duche në minutën e 83-të në sfidën e Everton kundër Wolves.
Sulmuesi shqiptar zëvendësoi ‘kokë më kokë’ sulmuesin anglez me tipare ‘9-shi’, Calvert Leëin. Kjo zgjedhje tregon besimin e madh tek shqiptari, pasi edhe pse pak minuta ai zgjidhet të jetë në majë të sulmit. Ekipi anglez fiton me rezultat tenistik 4-0 në shtëpi.
Poll