
Aventura e Rey Manajt te Sivasspor me shumë gjasa është drejt fundit. Sulmuesi lushnjarë ka kontratë të vlefshme me turqit deri në fund të këtij sezoni dhe në këto kushte ende mes palëve nuk flitet për rinovim.
Sipas mediave turke, ofertat për shqiptarin nuk mungojnë dhe sipas tyre klubi po mendon ta shesë që në janar. Kjo pasi drejtuesit dëshirojnë të përfitojnë nga shitja e tij dhe të mos e humbasin me parametra zero në verë.
Kështu skuadra nga Bundesliga i është “qepur” pas Manajt. Bëhet fjalë për Bochum, të cilët ndodhen në fundin e klasifikimit me vetëm 3 pikë pas 14 ndeshjesh. Gjermanët e shikojnë Rey Manajn si të duhurin për t’i besuar sulmin dhe për të garantuar gola në mënyrë që skuadra të tentojë qëndrimin në Bundesligë.
Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë mes palëve në javët e ardhshme. Kujtojmë se Manaj në këtë sezon ka luajtur në 11 ndeshje dhe ka shënuar 4 gola dhe ka dhënë edhe 1 asist.