Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Asllani 'shkëlqen' me Interin, 'regjisori' i mesfushës vlerësohet me SUPER notë

Shkruar nga NEWSPORT
Asllani 'shkëlqen' me Interin, 'regjisori' i
Kristjan Asllani

Interi fitoi bindshëm ndeshjen e sotme kundër Veronës në transfertë. Në sfidën e ligës italiane mbyllur 5-0 për ‘zikaltërit’ 'shkëlqeu' legjionari Kristjan Asllani.

Shqiptari luajti për 90 minuta dhe shpërbleu besimin e teknikut Inzaghi. Mesfushori elbasanas asistoi me një kryepasim në brendësi të zonës, në rastin e golit të 4-të. 

Përveçse një asistimi dhe shumë pasimeve me vizion dhe me vertikalitet, Asllani mori dhe një super vlerësim. Mesfushori i Kombëtares për paraqitjen e sotme u vlerësua me notën 7.9.

Lojtari shqiptar i klubit nga Milano arriti që të zëvendësonte më së miri turkun e munguar Calhanoglu dhe mbi të gjitha ia kalojë të gjithë të tjerëve në repartin e preferuar, atë të mesfushës.

Asllani me notën e marrë ishte lojtari më i mirë në qendrën e mesfushës tek Interi.

Asllani 'shkëlqen' me Interin, 'regjisori' i
Nota e Kristjan Asllanit

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga