Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Anis Mehmetin nuk e duan vetëm në Premier League, i “harruari” i Sylvinhos “çmend” edhe ekipet e Ligue 1

Shkruar nga NEWSPORT
Anis Mehmetin nuk e duan vetëm në Premier League, i
Anis Mehmeti

Anis Mehmeti padiskutim do të jetë një nga futbollistët më të kërkuar në merkato. Paraqitjet e tij të shkëlqyera me Bristol City në Championship kanë zgjuar interesin e disa ekipeve.

Në 26 ndeshje ka mundur të shënojë 8 gola dhe të dhurojë edhe 6 asiste, duke ndihmuar të tijtë që të marrin rezultate pozitive. Dhe falë këtyre paraqitjeve tashmë për 24-vjeçarin ka interesime nga ekipe të Premier League dhe jo vetëm.

Zbulohet se edhe nga Ligue 1 janë “çmendur” për shërbimet e tij. Aktualisht ende nuk bëhen të ditura emrat e skuadrave, por duke qenë se sulmuesi ka hyrë në muajt e fundit të kontratës me skuadrën angleze, bën që të jetë i lirë të nisë kontatet me çdo ekip tjetër për në destinacion të ri.

Siç dihet Mehmeti ende nuk ia ka dalë të fitojë 'besimin' e Sylvinhos, pavarësht paraqitjeve pozitive në Angli, teksa sulmuesi shqiptar shpreson të jetë një nga të përzgjedhurit e brazilianit për sfidat e marsit, ku Kombëtarja shqiptare do të luajë ndaj Polonisë në "Play-Off" të Kupës së Botës.

Poll

Lexo gjithashtu