
Simone Aresti ka folur për Videolina Sport dhe ka prekjur tema të ndryshme, një ndër to dhe ajo e Alen Sherrit. Ish-lojtari i Cagliarit tashmë është trajner i portierëve në skuadrën U-18 të Sardenjës dhe e njeh mjaft mirë rolin e legjionarit të portës kuqezi.
“Në karrierën time i pushtova të gjitha kategoritë, i fitova tëra me Cagliarin. Veshja e fanelës së Cagliarit përfaqësonte diçka të veçantë për mua, që nga dita e parë e të rinjve e deri në fund të karrierës sime. Ndjeva një emocion të fortë në çdo moment.
Pashë 10 minutat e fundit të sfidës mes Venezias dhe Cagliarit.
Alen Sherri është në një rol që e njoh mjaft mirë. Aleni mundi të bëjë pak për golat e pranuar, ka pak për të thënë.
Stankovic bëri pritje të shkëlqyera, falë vendosjes shumë të mirë”, u shpreh Aresti.