
Në orën 18:00 Milani ndeshet me Cagliarin për Serie A dhe aty bie në sy një paarqitje si titullar e legjionarit Alen Sherri. Gardiani, i cili bëri hapin e madh nga SAuperiorja në Itali ka shansin të tregojë veten kundër një ekipi legjendar.
Sherri luajti me Egnatian dhe në merkaton e verës kaloi tek sardenjasit, ku minutat i ka pas me pikatore. Portieri ka luajtur në Coopa Italia si titullar, mirëpo tani shqiptari thërritet për të dhënë ndihmën e tij kundër milanistave. Davide Nicola, një teknik me eksperiencë i ka besuar portën në një ndeshje delikate në shtëpi numrit 71 të skuadrës.
Skuadra ishullore e Alenit, i cili është thirrur dhe në Kombëtare si zgjedhje e tretë, ka nevojë për pikë. Vendasit nga Sardenja kanë vetëm 9 pikë në 11 javë dhe sot kundër ekipis nga Milano dueht suksesi. 1 paraqitje sfidante kundër një ekipi që fitoi kundër Realit do të mund t’i siguronte gardianit të talentuar një vend titullari në vijim të sezonit.