
Armando Broja
Armando Broja konisderohet një nga telentet më premtues në Kombëtaren shqiptare, por rendimenti i 23-vjeçarit nuk bind. Nëse i referohemi minutazhit në fushë pa gol, përfshirë ndeshjet për klube dhe Kombëtaren, janë plotë 886 minuta “thatësirë”.
Finalizimi i fundit nga Broja përkon me miqësoren e Shqipërisë ndaj Lihtenshtejn, 3-0. Që prej datës 3 qershor, ai nuk e njeh më golin.
Ky segmenti i gjatë kohor pa finalizim sjell pasiguri për vazhdimësinë e sulmuesit. Mundësia për ta thyer këtë “tabu”, Broja do e ketë kundër Gjibraltar (miqësore) dhe ndaj Letoninë (Kualifikueset për Botërorin 2026).
Poll