
Mirlind Daku
Mirlind Daku ishte protagonist absolut në ndeshjen e fundit në kampionat përballë Spartakut të Moskës. Sulmuesi i Rubin Kazan shënoi dy golat për të tijët në fitoren 2-1.
Megjithatë, në minutën e 75-të, sulmuesi nga Gjilani mori kartonin e dytë të verdhë që u përkthye në një të kuq. Kjo bëri që bomberi kuqezi të shfrynte nervat dhe kërkoi të konfrontohej me arbitrin e ndeshjes.
Kjo gjë u parandalua nga shokët e ekipit, por Daku nuk ia ka hedhur pa lagur. Komisioni i Disiplinës në Rusi e ka gjobitur shqiptarin me 50 mijë ruble ruse, të cilat janë rreth 533 euro.
Kjo është gjoba që Daku duhet të paguajë për sjelljen josportive në ndeshjen e fundit në kampionat.
Poll