Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

Informacioni për Agjentët e Futbollit të FIFA-s, ja çfarë duhet të dini për provimin online të 18 qershorit

Shkruar nga NEWSPORT
Informacioni për Agjentët e Futbollit të FIFA-s, ja
 

FIFA ka miratuar një ndryshim në Rregulloren e Agjentëve të Futbollit (FFAR), i cili lejon mbajtjen e provimit për Agjentët e Futbollit në mënyrë online duke filluar nga ky vit.

Ky vendim u mor pas një procesi konsultimi me grupin e punës për Agjentët e Futbollit, ku u arrit në përfundimin se një provim online do t’u ofrojë më shumë kandidatëve mundësinë për të marrë pjesë, pa pasur nevojë të udhëtojnë apo të përballojnë kostot e tjera shtesë.

Ky ndryshim ka hyrë në fuqi më 1 janar 2025 dhe provimi do të zhvillohet një herë në vit. FIFA do të publikojë më shumë detaje mbi rregullat dhe kushtet e provimit në platformën e agjentëve dhe në faqen zyrtare të saj në vijim.

Periudha e aplikimit është nga data 4 mars deri më 17 prill 2025, ndërsa provimi do të zhvillohet më 18 qershor 2025.

Ky hap synon të lehtësojë aksesin për ata që duan të licencohen si agjentë futbolli, duke krijuar një proces më të aksesueshëm dhe efikas për të gjithë të interesuarit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga