Jasir Asani dhe Olsi Rama
Kombëtarja ndodhet momentalisht në Varshavë, në pritje të nisjes së ndeshjes me Poloninë. Kujtojmë që sfida e vlefshme për “play-off” e Botërorit 2026, do të nisë në orën 20:45.
Ndërkohë që lojtarët kuqezi kanë pasur një vizitë surprizë në hotelin ku janë akomoduar. Drejtori i Përgjithshëm i Partizanit, Olsi Rama ka qenë i pranishëm pikërisht në hotelin e Kombëtares, duke takuar nga afër lojtarët.
Në veçanti, Rama shihet të takohet me Jasir Asanin dhe Ylber Ramadanin. Kujtojmë që të dy këta futbollistë kanë veshur fanellën e Partizanit në të shkuarën.
Poll
