Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

"Futbolli urë lidhëse mes popujve", presidenti i FSHF-së Armand Duka takohet me Komisioneren e BE

Shkruar nga NEWSPORT
"Futbolli urë lidhëse mes popujve", presidenti i
Komisionerja për Zgjerimin e BE, Marta Kos dhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka

Komisionerja për Zgjerimin e BE, Marta Kos ka vizituar ditën e sotme Shqipërinë. Gjatë kësaj vizite në vendin tonë, ajo ka takuar edhe presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Dukën.

Është vetë presidenti i FSHF-së që ka bërë të ditur takimin midis tij dhe Komisioneres. Duka tregon se me Marta Kos ka biseduar mbi rolin e futbollit, duke e parë si një urë lidhëse mes popujve dhe shteteve.

Postimi i Armand Dukës:

Sot pata kënaqësinë të takoja Marta Kos, Komisioneren për Zgjerimin e BE, me të cilën ndamë një bisedë shumë të frytshme mbi rolin e futbollit si një urë lidhëse mes popujve dhe një mjet për të përcjellë mesazhe të forta mbi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Një nga iniciativat që diskutuam ishte organizimi i një ndeshjeje miqësore, ku do të bashkojmë futbollistë, vajza e djem nga vendet ballkanike dhe Europa Perëndimore, si dhe politikanë e figura të njohura. Një aktivitet që do të shërbejë si simbol i miqësisë, bashkëpunimit dhe vlerave që futbolli promovon përtej fushës së lojës.

Futbolli është më shumë se një sport—është një forcë që na bashkon!

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga