Kombëtarja shqiptare U-21 ka arritur një fitore të rëndësishme ndaj Zvicrës. Shpresat ai dolën të fitoni 2-1 ndaj vendasve, sfidë kjo e vlefshme për Euro Sllovaki 2025.
Protagonisti absolut i kësaj fitoreje ishin Lilo dhe Pajaziti, ky i fudnit shënoi dy golat vendimtarë për kuqezinjve, ndërsa portieri priti një penallti. Një triumf i rëndësishëm për “djemtë” e Alban Bushit, që mbajnë gjallë “shpresat” për kualifikimin.
Pas kësaj fitoreje ka reaguar në rrjetet socviale presidenti i FSHF-së, Armand Duka. Kreu i Federatës ka uruar lojtarët për lojën e zhvilluar, ndërsa theksoi se kjo është një fitore karakteri.
“Një fitore karakteri, një fitore me përmbysje e Kombëtares U-21 ndaj Zvicrës në transfertë. Kënaqësi të shikosh ekipin kuqezi të triumfojë, me dy gola mjaft të bukur të Pajazitit, ndërkohë që portieri ynë Lilo priti edhe një penallti. Urime djemve dhe trajnerit Bushi e stafit të tij për rezultatin dhe lojën!”, ka shkruar Duka.