Historike, Kombëtarja shqiptare për herë të parë në “play-off” të Botërorit. Kuqezinjtë ia dolën që të triumfonin në transfertë 0-1 përballë Andorrës, me golin e Kristjan Asllanit. Pas këtij dueli ka folur sulmuesi Arbër Hoxha.
“Faleminderit për urimin. Ishte një ndeshje e vështirë, e dinim që Andorra do të luante kështu. 45 minutat e para ishin të vështira për të kaluar mbrojtjen, por në pjesën e dytë e morëm vetëm dhe shënuam golin, fituam 3 pikët.
Titullar? Për mua është kënaqësi që të jem këtu. Por është trajneri që vendos sa minuta të luaj. Kur Kombëtarja ka nevojë, jam këtu, sot 90 minuta. Të gjithë bëmë mirë dhe fituam, morëm 3 pikët.
Normal që do të doja të isha në formacion. Te Dinamo luaj çdo 2-3 ditë, nëse trajneri më fut, unë jam i gatshëm që të luaj. Gjithë shqiptarëve anembanë botës dhe atyre që ishin në stadium ua dedikoj fitoren”, tha Hoxha.



