Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

“Broja? Shumë i kënaqur me të”, Armand Duka i kthehet gazetarit: Të gjithë kanë merita, përveç teje!

Shkruar nga NEWSPORT
“Broja? Shumë i kënaqur me të”, Armand Duka i kthehet
Armand Duka

Historike, Kombëtarja shqiptare për herë të parë në “play-off” të Botërorit. Kuqezinjtë ia dolën që të triumfonin në transfertë 0-1 përballë Andorrës, me golin e Kristjan Asllanit. Pas këtij dueli ka folur presidenti i FSHF-së, Armand Duka.

“Asnjë nuk mund të mendonte se ka kundërshtar të lehtë. Të gjithë ekipet e grupit tonë e kanë pasur të vështirë këtu, Anglia fitoi 0-1. Nuk e vumë në dyshim rezultatin, mund të shënonim më shumë. Është e rëndësishme për të vazhduar rrugën drejt Botërorit. Mënyra si u zgjidh tregon profesionalizmin e skuadrës.

Tifozët kanë pasur emocione si në shkallët e stadiumit apo edhe në ekran. Ndërsa futbollistët kanë qenë më të qetë dhe të sigurtë. Kemi pasur një lloji minifeste dhe kemi thënë që duhet të mendojmë për “play-off”. Jam krenar, por jam i sigurt që do të jetë e vështirë cilido të jetë kundërshtari.

Sot në drekën zyrtare me përfaqësuesit e Federatës së Andorrës, unë i thashë njërit që kishte qenë trajner atëherë. I thashë keni vrarë një nga futbollistët tanë. Sot është nivel tjetër, me futbollistë më cilësorë. Nëse nuk impenjohesh dhe s’luan si skuadër, humb në Andorrë dhe çdo kundërshtari tjetër. Për ne si Shqipëri, ndeshje të tilla janë të vështirë. Kundër Anglisë na pret një ndeshje më e mirë.

(Pyetja e Gëzim Sinematit) Si do ndahen meritat mes presidentin Duka dhe Sylvinho? Përveç teje, të gjithë i meritojnë kritikat. Kronikë e varfër dhe frikë? Është ndeshje e vështirë. Kundërshtari mbyllet mbrapa, përgjegjësia për ne është shumë e madhe. Kundërshtari s’ka asgjë për të humbur, menaxhimi i lojës ishte shumë i bukur. Për zëvendësimet pyesni trajnerin.

Mendjen, në Shqipëri apo Angli? Kam parë vetëm ndeshjen tonë, e rëndësishme mos të bënim hap fals vetë. E dija që Anglia do të fitonte përballë Serbisë, por kam pasur jashtëzakonisht presion dhe stres. Pas golit, s’jam relaksuar 100%, por goxha.

Broja? Është një lojë skuadre, s’mund të flasim për individë. Ai s’ka qenë i kënaqur me veten e tij, por unë kam qenë më të dhe gjithë skuadrën. Urime të gjithëve”, tha Duka.

Poll

Lexo gjithashtu