Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

“Gjali” nga Tetova që e ka thirrë Atdheu, Nedim Bajrami më i gatshëm se kushdo për Europianin

Shkruar nga NEWSPORT
“Gjali” nga Tetova që e ka thirrë Atdheu, Nedim Bajrami
Nedim Bajrami

Dy fitoret ndaj Lihtenshtejnit (3-0) dhe Azerbajxhanit (3-1) në miqësoret para Euro 2024 tregojnë se Shqipëria është gati për një kompeticion të tillë. Edhe pse kundërshtarët janë Italia, Kroacia dhe Spanja, të tre këta ekipe e morën njëfarë mesazhi, me djemtë kuqezi që treguan qartë se nuk do të shkojnë në Gjermani vetëm për turizëm.

Të gjithë e kanë mendjen dhe besimin te e majta e Jasir Asanit, e disa të tjerë shpresojnë te shpejtësia e Armando Brojës, por në të vërtetë “xholi” i Sylvinhos është një tjetër.

Nedim Bajrami është gjithmonë aty, sa herë që Kombëtarja e ka të vështirë të gjejë rrugën e rrjetës. Është pikërisht ai që shënon i pari, apo ndihmon të tjerët ta bëjnë diçka të tillë. Edhe në këto dy miqësore e tregoi mjaft mirë këtë. Asistoi në ndeshjen e parë për Armando Brojën, ndërsa ndaj Azerbajxhanit “ndezi” sfidën me një EUROGOL dhe dhuroi një asist spektakolar për Qazim Laçin.

Nuk është hera e parë që Bajrami bën diçka të tillë, pasi edhe në kualifikuese tregoi vlera të mëdha, si golat ndaj Moldavisë dhe Çekisë, por edhe asistimi për Jasir Asanin përballë Ishujve Faroe. Italia, Kroacia dhe Spanja bëjnë mirë që të ruhen dhe të marrin masat. Nëse nuk e bëjnë diçka të tillë “GJALI” nga Tetova që e ka thirrë Atdheu do t’i ndëshkojë në mënyrën që ai vetë di më së miri… tundje rrjete.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga