
Ardion Pajaziti
Lajme të mirë për kombëtaren e Shpresave. Pas 3 muajsh jashtë fushave të lojës, Ardion Pajaziti është rikthyer në fushën e lojës për skuadrën e HNK Goricës.
Talenti kuqezi luajti në ndeshjen e kampionatit kroat përballë Varazdin për 26 minuta, në takimin që përfundoi në shifrat 1-1. Një dëmtim në muskul, e mbajti mesfushorin 22-vjeçar jashtë fushave të lojës që nga 27 tetori ku pësoi një dëmtim në sfidën ndaj Istra 1961.
Tashmë Pajaziti e ka lënë pas dëmtimin muskulor dhe do të jetë i gatshëm për ndeshjet që e presin me Goricën dhe me kombëtaren e Shpresave nën urdhrat e Alban Bushit.
View this post on Instagram
Poll