Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Asllani: Doja ta gjuaja unë penalltinë por e vendos trajneri! Na pret një ndeshje e vështirë me Letoninë

Shkruar nga NEWSPORT
Asllani: Doja ta gjuaja unë penalltinë por e vendos trajneri! Na pret
Kristjan Asllani

Mesfushori i kombëtares shqiptare, Kristjan Asllani, komentoi përballjen me Serbinë e cila u mbyll në rezultatin 0-0 në "Air Albania". Kristja Asllani u shpreh se në këtë ndeshje kanë treguar kualitet ndërsa theksoi se besonin në fitore. Sakaq, Asllani theksoi se i pret një përballje e vështirë me Letoninë ku Shqipëria duhet të marrë tre pikët.

"Duhet të jemi optimistë se treguam kualitetin tonë. Besonim se do e fitonim këtë ndeshje por kemi një ndeshje të vështirë dhe me Letoninë dhe na duhen tre pikë."-tha Asllani.

Asllani u pyet edhe për gjuajtjen e penalltisë nga Rey Manaj, i cili e humbi shansin nga pika e bardhë. Ai u shpreh se do të donte të ishte ai për të shënuar.

"Do doja ta gjuaja unë penalltinë por trajneri e vendos."-tha Asllani.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga