
Shqipëria barazoi mes drithërimash në Hamburg, teksa sfida me Kroacinë u mbyll 2-2, në një sfidë mjaft emocionuese dhe të vuajtur nga lojtarët shqiptarë. Shqipëria merr 1 pikë dhe mbajmë “gjallë” shpresat e kualifikimit.
Kjo ndeshje pa disa lojtarë të ishin të kudondodhur. Asllani dhe Ramadani u treguan maratonamak të vërtetë duke përshkruar respektivisht 12.15 dhe 11.21 kilometra.
Dyshja e besuar nga Sylvinho për mesfushën la pas Kovacic dhe Modric, me nga 11.08 dhe 10.9 kilomtra. “Top 5” lojtarët që kanë përshkruar më shumë distancë te kuqezinjtë plotësohen me Bajramin(10.75km), Mitajn(10.68km). Hysaj ka befasur duke qenë i pesti me 10.37 kilometra.
Në anën tjetër pas Kovacic dhe Modric ndodhen Gvardiol(10.71km), Juranovic(10.61km) dhe Kramaric(10.51km). Në total përfaqësuesja e Kroacisë përshkoi 11.33 kilomtra, shifër më e lartë se Shqipëria me 11.07.
Tashmë Shqipëria do të fokusohet për takimin e fundit. Djemtë e drejtuar nga Sylvinho do të luajnë kundër Spanjës më 24 qershor ora 21:00 në Duseldorf.
