
Shqipëria - Andorra
Pas humbjes në Angli, Kombëtarja shqiptare do të kërkojë kthesën të hënën e 24 marsit përballë Andorrës. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Arena Kombëtare” në Tiranë, nis në orën 20:45.
Kuqezinjtë janë favoritët absolut në këtë ndeshje, teksa diçka të tillë e thotë edhe e shkuara. Statistikat e ndeshjeve direkte mes Shqipërisë dhe Andorrës flasin pikërisht për Kombëtaren tonë.
Në 7 ndeshje të zhvilluara, Shqipëria ka fituar 5 prej tyre. Ndërkohë që Andorra ka fituar një, në vitin 2002 me rezultatin 2-0. Ndërkohë që kanë marrë edhe një barazim në vitin 2019, sfidë që përfundoi 2-2.
Poll