Superliga e volejbollit për meshkuj ka zhvilluar ditën e djeshme dy ndeshjet e para javës së parë të sezonit të ri, atij 2024/2025. Skënderbeu – Teuta dhe Elbasani – Studenti ishin dy sfidat e para.
Skënderbeu ia doli që të fitonte përballë Teutës në shtëpi, me rezultat të përgjithshëm setesh 3-1. Seti i parë përfundoi 23-25, me Teutën që ia doli të triumfonte. Por korçarët përmbysën gjithçka, duke fituar 25-16, 25-13 dhe 25-14.
Në krahun tjetër, ekipi i Studentit nuk u kursye aspak përballë Elbasanit, duke e mposhtur 0-3 me sete. Seti i parë përfundoi 20-25 në favor të Studentit, me këta të fundit që fituan dhe dy setet e tjera. 15-25 dhe 21-25 përfunduan seti i dytë dhe i tretë.
Ditën e sotme do të zhvillohet ndeshja e tretë, ajo mes Partizanit dhe Tiranës. Ndërsa, skuadra e Vllaznisë është pushim në këtë javë të parë.