
Presidenti i Konfederatës Europiane të Volejbollit, Roko Sikiric zhvilloi një takim me presidentin e KOKSH-it, Fidel Yllin. Kjo ndodhi ditën e sotme në ambientet e Komitetit Olimpik Shqiptar.
Gjatë qëndrimit në kryeqytetin e vendit tonë, i pari i volejbollit të Europës u njoh me projektet e gjera të punës të institucionit që drejton Fidel Ylli. Komiteti Olimpik po bashkëpunon veçanërsiht me Federatën Shqiptare të Volejbollit nëpërmjet projektit “Ekipet sportive në shkolla”.
Pikërsiht, presidenti i FSHV-së Erlind Pëllumbi ishte një ndër të pranishmit gjatë mbledhjes së zhvilluar. Një falenderim i veçantë i shkojë dhe organit më të lartë europian të disiplinës së volejbollit, CEV për mbështetjen dhe trajnimet e ndryshme kushtuar trajnerëve të këtij sporti.