
Presidenti i Federatës Shqiptare të Volejbollit, Erlind Pëllumbi ka vlerësuar ditën e sotme me çmimin e mirënjohjes, ish-volejbollistit, Gjon Çoba.
Ky i fundit ka qenë një nga volejbollistët më të mirë në vitet '80. Performancat e Çobës ranë në sy me ekipin e volejbollit të Vllaznisë. Por, volejbollisti ka dhënë kontributin e tij edhe në evidentimin e të rinjve mes Shqipërisë dhe Italisë.
Ndërsa ditën e sotme, vetë FSHV-ja njoftoi se presidenti Pëllumbi ndau “Mirënjohje" me Gjon Çobën.
“Presidenti i FSHV Z. Erlind PËLLUMBI ndau sot "Mirënjohje" për Z. Gjon Çoba. Gjoni ka qenë një nga volejbollistët e Vllaznisë së viteve 80'. Me modestinë e tij, Gjon Çoba ka dhënë kontributin e tij në evidentimin e elementëve të rinj midis Shqipërisë dhe Italisë. Federata Shqiptare e Volejbollit i uron punë të mbarë e suksese në kontributin e tij të vazhdueshëm për volejbollin”, shkruan Federata Shqiptare e Volejbollit në faqen zyrtare.