
Shqipëria do të mirëpresë muajin e ardhshëm garën e famshme të çiklistëve “Grande Partenza” e Giro d’Italia.
E me këtë lajm të mirë i cili është transmetuar edhe nga mediat ndërkombëtare e ka nisur ditën edhe kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama. Në llogarinë e tij në “Facebook”, kryeministri thotë se thotë se lajmi është publikuar në 70 shtete të ndryshme nga 700 burime informacioni.
“MIRËMËNGJES dhe me lajmin se “Nisja e Madhe - Grande Partenza” e Giro d’Italia nga Shqipëria, majin e ardhshëm (një nga evenimentet sportive më të ndjekura në botë, me mbi 800 milionë shikues përmes ekraneve në 200 vende të botës), është publikuar në 70 shtete të ndryshme nga 700 burime informacioni, uroj ta keni sa më të paqtë këtë javë të fundit të vitit”, shkruan kryeministri.
“Giro d’Italia”, një nga aktivitetet më të famshme sportive në botë, zgjodhi Shqipërinë mes shumë kandidatëve për të bërë “La Grande Partenza 2025” – “Nisjen e Madhe 2025”, e cila do të transmetohet drejtpërdrejtë në mbi 200 televizione të botës.