Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

Kampionati Kombëtar i futbollit 5×5/ Finale “dramatike” dhe 7 gola, Aleat shpallet kampion në Kategorinë e Dytë

Shkruar nga NEWSPORT
Kampionati Kombëtar i futbollit 5×5/ Finale “dramatike”
Kampionati Kombëtar i futbollit 5×5

Është zhvilluar finalja e Kategorisë së Dytë të Kampionatit Kombëtar 5×5 të futbollit amator, ku skuadra Aleat ka triumfuar ndaj Artic me rezultatin 4-3, duke u shpallur kampione e këtij edicioni.

Finalja dhuroi shumë emocione dhe gola nga të dyja skuadrat që provuan deri në fund të ndeshjes të fitojnë kupën.

Golashënuesit për skuadrën Aleat ishin Olsian Kanani, i cili realizoi dopietë, si dhe Andrea Lila dhe Aleks Dhjari, të cilët kontribuuan me nga një gol secili në këtë fitore të skuadrës.

Finalja e këtij edicioni konfirmoi edhe një herë rritjen e nivelit të futbollit amator 5×5, si dhe interesin në rritje për këtë format në mbarë vendin.

Poll

Lexo gjithashtu